Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministrja Gashi, ka marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Universiteti i Prishtinës, në bashkëpunim me Universitetin e Arkanzasit, me rastin e shënimit të 25- vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.

Ndaje këtë

Zëvendësministrja Gashi tha se ky 25-vjetor na rikujton ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, duke bërë që vendi të çlirohet përfundimisht nga një regjim që ka shkaktuar dhunë sistematike, krime e gjenocid ndaj një popullsie të pafajshme, duke hapur rrugën drejt paqes, stabilitetit dhe demokracisë.

“Republika e Kosovës, si shteti më demokratik në rajon, ka dëshmuar mirënjohjen që ka ndaj aleancës më të madhe ushtarake, NATO, dhe miqve e partnerëve tanë, të cilët kontribuan që vendi ynë të gëzojë paqen dhe lirinë”, tha zëvendësministrja Gashi.

Derisa ka folur për progresin e arritur në vend, zëvendësministrja Gashi theksoi: “Si shtet dhe shoqëri jemi të përcaktuar nga vlerat e parimet demokratike dhe këtë e dëshmon pozicionimi ynë përkrah demokracive perëndimore”. Ajo shtoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO është rruga më e sigurt për të ofruar siguri, paqe të qëndrueshme dhe stabilitet në rajon, duke pasur parasysh qasjen destruktive dhe veprimet e vazhdueshme destabilizuese të Serbisë.

“Historia e shtetndërtimit tonë dhe NATO-ja janë pjesë e padiskutueshme e rrëfimit të suksesshëm, si histori të pandashme nga njëra-tjetra, siç ishin dhe do të mbeten miqtë tanë ndërkombëtarë dhe përkrahja e tyre në rrugëtimin tonë drejt avancimit të progresit në vend”, theksoi zëvendësministrja Gashi në përmbyllje të fjalimit të saj.

Në hapje të konferencës mori pjesë edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, dhe përfaqësues të tjerë nga bota e akademisë dhe shoqërisë civile.

Lajmet e tjera

|