Departamenti për Evropë dhe Bashkimin Evropian (DEBE):
- Krijon një arkiv të komunikimit zyrtar në kuadër të Ministrisë lidhur me Integrimin Evropian;
- Në bashkërendim me institucionet kompetente, është në shërbim të plotë të integrimit të vendit në strukturat evropiane, duke mbështetur plotësimin e standardeve integruese nëpërmjet proceseve transformuese politike dhe reformave strukturale;
- Përmes Drejtorit të Përgjithshëm, i raporton ministrit dhe kabinetit të tij lidhur me progresin e integrimit në BE dhe sipas rastit njofton edhe Departamentet tjera përkatëse të Ministrisë;
- Përgatitë dokumente të ndryshme (memo, qëndrime, strategji, plane të punës) për bashkëpunimin në procesin e Integrimit Evropian;
- Përgatitë dokumente të nevojshme për raportiminnë mekanizmat e brendshëm dhe të jashtëm;
- Në konsultim me Drejtorin e Përgjithshëm, bashkërendon bashkëpunimin në nivel multilateral me qeveritë e shteteve evropiane;
- Bashkërendon përgatitjet e te gjitha dokumenteve të nevojshme në komunikimin me qeveritë e shteteve evropiane;
- Prioritizon marrëdhëniet dypalëshe me secilin prej shteteve anëtare të BE-së dhe ofron rekomandime për Ministrinë lidhur me inicimin e negociatave për marrëveshjet dypalëshe me këto shtete;
- Bashkërendon marrëdhëniet dypalëshe me shtetet tjera të Evropës;
- Prioritizon marrëdhëniet dypalëshe me secilin prej shteteve të Evropës dhe ofron rekomandim për nismën e negocimit të marrëveshjeve dypalëshe me këto vende;.