Departamenti i Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme (DFSHP)
Menaxhon dhe mirëmban informatat për burimet njerëzore të Ministrisë, asiston menaxhmentin në organizimin e brendshëm, ofron mbështetje administrative, logjistike dhe të shërbimeve të teknologjisë informative;
Koordinon përgatitjen, zbatimin, raportimin dhe vlerësimin e buxhetit të Ministrisë;
Siguron zbatimin e procedurave për përzgjedhjen dhe punësimin e personelit të kualifikuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Koordinon zbatimin me kohë të detyrimeve financiare të Ministrisë;
Mirëmban pajisjet e TI-së dhe ofron shërbime të TI-së;
Menaxhon sistemin e arkivit dhe dokumentet e brendshme të Ministrisë;
Në kuadër të DFSHP-së bëjnë pjesë: Divizioni për Buxhet dhe Financa; Divizioni i Burimeve Njerëzore dhe Divizioni i TI dhe Shërbimeve Logjistike.
Drejtor – Agron Maloku
Tel: 038 200 77 045
Email: agron.maloku@rks-gov.net