584 - Ministria | Ministria e Puneve te Jashtme

Biografi e shkurtër

Kreshnik Ahmeti

Zëvendësminister
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Më 8 prill 2021, Kreshnik Ahmeti u caktua Zëvëndësministër në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës. Gjatë vitit 2020, kur Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës drejtohej nga ish ministri Glauk Konjufca, Ahmeti kishte punuar si shef kabineti i ministrit.


Kreshnik Ahmeti ka lindur më 15 shkurt 1990 në Prishtinë. Studimet Bachelor i ka përfunduar në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, ndërsa më 2018 ai mori titullin Master në Administrim Biznesi nga North Dakota State University, SHBA. Gjatë kohës së studimeve dy vjeçare ai u angazhua si asistent i mësimdhënies dhe hulumtimit në North Dakota State University.


Ahmeti akivitetin politik e ka filluar që nga viti 2010 në Lëvizjen VETËVENDOSJE! ku fillimisht ka shërbyer si Koordinator i Sekretariatit për Aktivitete. Nga viti 2014 deri më 2016 ka kryer detyrën e këshilltarit komunal në Komunën e Prishtinës, ku njëkohësisht ka drejtuar Komisionin për Shërbime Publike dhe ka qenë përfaqësues i aksionarëve në Kompaninë Komunale “Trafiku Urban.”


Nga 2018 për një vit Ahmeti ishte Koordinator i Sekretariatit të Përgjithshëm në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Ndërkaq që nga viti 2019 ai është pjesë e kryesisë dhe ushtron detyrën e Sekretarit për Marrëdhënie me Jashtë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.