2656 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Shtyhet vizita e Ministrit të Jashtëm Pacolli në Suedi, shkak kushtet e papërshtatshme atmosferike

Prishtinë, 12 Dhjetor 2017 – Vizita zyrtare e Zëvendës-Kryeministrit të Parë dhe Ministrit të Jashtëm, z. Behgjet Pacolli, e paraparë për sot, 12 Dhjetor në Suedi, është shtyrë për një datë tjetër. Kjo ka ndodhur si pasojë e kushteve të papërshtatshme atmosferike. Vizita zyrtare në Suedi, ku ishin paraparë takime me homologen e Ministrit Pacolli, Ministren e Jashtme të Suedisë, Znj Margot Wallström, me Kryetarin e Parlamentit të Suedisë, Urban Ahlin dhe takime të tjera me Parlamentarë, do të zhvillohet në një datë tjetër.

Vizita në Suedi është në kuadër të turneut diplomatik të Ministrit të Jashtëm Pacolli në vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Foto Galeria