2672 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendësministri Berisha takoi ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanović

Prishtinë, 27 Nëntor 2017- Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i republikës së Kosovës, ambasadori Anton Berisha, priti në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanović.
Berisha falënderoi ambasadoren Kapitanović për vizitën, ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme të shtetit kroat dhënë Kosovës.

 

Zëvendësministri Berisha, përmes ambasadores Kapitanović kërkoi nga Kroacia si anëtare e BE-së, përkrahje në proceset integruese evropiane, në NATO dhe iniciativa regjionale në mënyrë të veçantë, në përkrahjen e Kosovës në Kartën e Adriatikut A5-SHBA.

Berisha garantoi që qeveria e Kosovës do të përkujdeset për të gjithë qytetaret dhe iu përgjigj pozitivisht kërkesës për një përkujdesje për bashkësinë kroate në Kosovë. 

Ishte konstatim i përbashkët se raportet e shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve të vazhdojnë dhe të thellohen edhe më tutje.

Foto Galeria