2679 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministri Pacolli pret Ambasadoren greke, diskutohet mbi nivelin e marrëdhënieve dy-palëshe

Prishtinë, 21 Nëntor 2017 – Në kuadër të takimeve të shumta që kishte gjatë ditës me korin diplomatik rezident dhe jo-rezident në Kosovë, Ministri i Jashtëm, z. Behgjet Pacolli, takoi sot edhe ambasadoren e Greqisë në Kosovë, znj. Konstantina Athanassiadou.

 

 Në një atmosferë miqësore të dy bashkëfolësit shprehen përkushtimin dhe zotimin e dyanshëm për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve konstruktive në mes të Kosovës dhe Greqisë në çështjet e interesit të përbashkët në mes dy vendeve. 
Në kuadër të këtij takimi dhe diskutimeve dy-palëshe, në mes tjerash, Ambasadorja Athanassiadou ka shprehur shqetësimin e palës greke në lidhje me aktivitete të disa grupeve apo individëve të veçantë që shqetësojnë palën greke. 
Nga ana e tij, Zëvendëskryeministri, Pacolli, shprehu distancim karshi këtyre aktiviteteve private, të cilat nuk pasqyrojnë politikën e jashtme të Republikës së Kosovës dhe frymën miqësore në mes dy vendeve.

Foto Galeria