2692 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendësministri i Jashtëm Berisha takoi ambasadorin italian, bashkëpunimi në interes të dy vendeve

Prishtinë, 10 nëntor 2017 – Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, ambasadori Anton Berisha, priti në takim, ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi. Ambasadori italian Sardi e uroi zëvendësministrin Berisha për marrjen e detyrës me përgjegjësi të zëvendësministrit të punëve të jashtme.

 

Ambasadori Sardi shprehu gatishmërinë e shtetit italian për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së. Në takim janë diskutuar proceset SAA, ERA dhe proceset të tjera regjionale.

Zëvendësministri Berisha falënderoi ambasadorin Sardi për urimin, gjithashtu edhe për ndihmën e përkrahjen e vazhdueshme të shtetit italian. 

Në takim kishte pajtueshmëri të plotë për vazhdimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat, në interes të dy shteteve dhe të integrimit të Kosovës në BE. 

Foto Galeria