2755 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Zv. Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Pacolli takon homologun e tij shqiptar Bushati, zotohet për hapjen e misioneve të përbashkëta Diplomatike

Zëvendës-Kryeministri dhe Ministri I Jashtëm I Republikës së Kosovës ka nisur vizitën e tij të parë zyrtare jashtë vendit në Shqipëri, duke e takuar fillimisht homologun e tij shqiptar, Ministrin e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë, z. Ditmir Bushati.

 

 Në një konferencë të përbashkët për media, Zëvendës-Kryeministri Pacolli, veç ri-konfirmimit të bashkëpunimit të fuqishëm në mes të dyja vendeve dhe bashkërendimit të të gjitha aktiviteteve në politikën e jashtme është zotuar për vazhdimin e hapjes së Misioneve të përbashkëta Diplomatike në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë. 

“Ne sot biseduam gjithashtu që sa më shpejtë të vazhdojmë me traditën e hapjes së misioneve të përbashkëta diplomatike në mënyrë që të rrisim efikasitetin, përgjegjësinë dhe të ulim shpenzimet”, ka thënë Zëvendës-Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm. 

Nga ana e tij, Ministri i Jashtëm Bushati ka ri-konfirmuar mbështetjen e fuqishme dhe të pa ekuivokë të diplomacisë së shtetit shqiptar ndaj të gjitha proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova dhe ka përmendur edhe angazhimin e mëhershëm të Zëvendës-Kryeministrit Pacolli, sidomos në rastin e përpjekjeve diplomatike për anëtarësim në UNESCO, duke nënvizuar se Presidenti Pacolli ka bërë shpeshherë më shumë se diplomacitë e Tiranës dhe Prishtinës. 

Gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në cilësinë e Zëvendës-Kryeministrit të parë dhe Ministrit të Jashtëm ai pritet të takohet edhe me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta dhe Kryeministrin, Edi Rama.

 
 

Foto Galeria