2762 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Behgjet Pacolli takoi Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së, Nataliya Apostolova

Prishtinë, 12 shtator 2017 - Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, ka pritur në takim Shefen e Zyres së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së, ambasadoren Nataliya Apostolova, me të cilën ka biseduar rreth procesit të integrimit Evropian të Kosovës si dhe rreth intensifikimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit.

 

Ambasadorja Apostolova e përgëzoi z.Pacolli për detyrën e re duke ritheksuar përkushtimin e BE-së në mbështetjen e Kosovës për përmbushjen e Agjendës për Reforma Evropiane. 

Duke e falënderuar Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së për vizitën, Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, ka theksuar përkushtimin e tij të plotë në avancimin e qëllimeve të përbashkëta, duke përfshirë këtu edhe thellimin e bashkëpunimit rajonal për promovimin e sigurisë, stabilitetit, dhe prosperitetit në rajonin e Ballkanit. 

 
 

Foto Galeria