2813 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Zyrtarë të lartë të MPJ-së nga Kosova dhe Shqipëria diskutuan për thjeshtësimin e çështjeve konsullore të përbashkëta

Prishtinë, 27 prill 2017 – Përfaqësues të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës kanë pritur në takim udhëheqës të MPJ-së së Republikës së Shqipërisë, me të cilët kanë diskutuar për tema të interesit të përbashkët që kanë të bëjnë me shërbimet konsullore të të dyja shteteve.

 

  Prijës të departamenteve për çështje konsullore të të dyja vendeve, në prani të ambasadorit Qemail Minxhozi nga ana e Shqipërisë dhe sekretarit të përgjithshëm të MPJ-së, Fitim Sadiku dhe drejtorit të përgjithshëm të MPJ-së, ambasadorit Albert Prenkaj, trajtuan çështje të ndryshme si shkurtimi i procedurave për rikthim sa më të shpejt të patentë shofereve për shtetasit e Kosovës si dhe leje qëndrimi i shtetaseve të Kosovës dhe të Shqipërisë. 

Ndërsa në vazhdimësi të bashkëpunimit ndërministror ku çështja e konsullatave të përbashkëta është vendosur në nivel të ministrave të jashtëm, Enver Hoxhaj dhe Ditmir Bushati, përfaqësuesit e dy ministrive u dakorduan për operacionalizimin e vendimeve politike për konsullatat e përgjithshme në Minhen, Milano, Bari dhe Stamboll, për të cilat janë nënshkruar dhe do të nënshkruhen protokollet në nivel të ministrave.

Foto Galeria