2849 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Hoxhaj takon filmbërësit, MPJ ndihmon financiarisht një projekt të ri kosovaro-britanik

Prishtinë, 01 mars 2017 - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot regjisoren Arzana Kraja dhe producentët, Harvey Ascott dhe Besnik Krapi, të cilët janë pjesë e projektit më të ri filmik kosovaro-britanik “Fusha e mëllenjave” që do të fillojë së xhiruari së shpejti.

 

Ministri Hoxhaj ka konfirmuar se MPJ do ta përkrahë financiarisht projektin e ri filmik, ndërkohë që ka thënë se ndjehet shumë mirë kur sheh se talentet kosovarë arrijnë suksese të mëdha edhe në arenën ndërkombëtare, veçmas pas sukseseve të fundit.

“Dy vitet e fundit janë viti i sukseseve të mëdha të talenteve tanë nëpër botë, në fushën e artit, kulturës dhe sportit. Është kënaqësi që kemi mundësinë ta mbështesim projektin më të ri të kësaj natyre, i cili pa dyshim do të tregohet i suksesshëm në Kosovë dhe jashtë saj”, ka thënë Hoxhaj.

MPJ ka përkrahur financiarisht edhe filmin Home, i cili së fundmi ka fituar çmim në BAFTA Film Awards.

Foto Galeria