2861 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Hoxhaj pret mbështetjen e Norvegjisë për zhvillimin ekonomik të vendit

Prishtinë, 14 shkurt 2017 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar homologun e tij norvegjez, Børge Brende.

Duke e falenderuar për përkrahjen e vazhdueshme që Norvegjia ia ka ofruar Kosovës në shtetndërtimin e saj, ministri Hoxhaj ka theksuar se shteti norvegjez vazhdon të mbetet një partner i rëndësishëm i Republikës së Kosovës, të cilën po vazhdon ta përkrah edhe më tej në konsolidimin e shtetësisë dhe të subjektivitetit ndërkombëtar.

Me këtë rast Hoxhaj ka bërë me dije se me ministrin Brende, kanë disktuar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në fusha të ndryshme si në ekonomi, në çështjen e sigurisë si dhe në procesin e njohjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare.

“Kemi biseduar si të rrisim mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dhe si të kemi investitorë nga ky shtet. Për këtë në një të ardhme do të organizojmë një forum të përbashkët ekonomik me qëllim të tërheqjes së investimeve nga Norvegjia”, ka deklaruar ministri Hoxhaj.

Hoxhaj ka theksuar se falë përkrahjes së vazhdueshme nga ky shtet, Kosova vazhdon të mbetet faktor stabilieti, i sigurisë dhe i paqes në rajon. Ndërsa ka shtuar se ka kërkuar ndihmë nga homologu i tij edhe për ndërtimin e marrëveshjeve kontraktuale ndëmjet Kosovës dhe NATO-së.

Hoxhaj është shprehur se Republika e Kosovës pret që ky shtet të vazhoj ta përkrah Kosovën edhe më tej gjatë procesit të aplikimit në organizatat ndërkombëtare si dhe të përfitoj nga përvoja norvegjeze për shtrirje të sovranititeti përmes anëtarësimit.

Nga ana tjetër ministri, Brende derisa ka kujtuar se shteti i tij ka përkrahur në vazhdimësi Republikën e Kosvës, ka theksuar se Norvegjia është mbështetëse e madhe e agjendës së Kosovës. Si shtet anëtar i NATO-së, ai ka deklaruar se Norvegjia brengoset për Ballkanin Perendimor dhe siç ka shtuar ai ky shtet dëshiron të jetë partner në rritjen e stabilitetit në këtë pjesë të rajonit. 

Ndërkaq sa i përket dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ministri Brende ka vlerësuar se është një proces shumë i rëndësishëm dhe se Norvegjia e mbështet plotësisht këtë proces.

 
 

Foto Galeria