3514 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 09 October 2018
  • SHARE
  • PRINT

Kosovës i pranohet kërkesa për ngritje të statusit të vendit të asocuar në Frankofoni, nga Këshilli i Ministrave të Frankofonisë

Jerevan, 9 Tetor - Kanë filluar punimet e Konferencës së Frankofonisë në Jerevan të Armenisë. Në kuadër të këtyre punimeve, Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, me anëtarët e delegacionit kanë takuar këtë paradite, Kryetarin e Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë, Jacques Chagnon, dhe Sekretarin e Përgjithshëm e Asamblesë Parlamentare, z. Jaques Krabal.

Gjatë këtij takimi u diskutua për intensifikimin e bashkëpunimit me vendet frankofone, ndërsa kryediplomati kosovar, Pacolli, ka shprehur falënderim për mbështetjen për marrjen e statusit të anëtarit të asocuar të organizatës së Frankofonisë.

Tutje, ministri, Pacolli, është shprehur optimist se Kosova do të marrë statusin e anëtarit të asocuar në Organizatën e Frankofonisë, në Samitin e Presidentëve.

“Kosova është e interesuar që të zhvillojë marrëdhënie të mira bashkëpunimi me vendet anëtare të Organizatës së Frankofonisë”, ka thënë Ministri Pacolli.

Nga ana e tij, Presidenti Chagnon ofroi mbështetjen e plotë të organizatës për procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Në vazhdim, numri dy i Qeverisë i ka falënderuar bashkëbiseduesit për përkrahjen në UNGA në lidhje me aspiratën e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, ndërkohë që ka ofruar mbështetjen e vendit tonë për nismat e organizatës Frankofone në nivel të nismave rajonale dhe në përgjithësi.

Gjatë ditës Ministri, Pacolli, pritet të takojë delegacione të vendeve jo njohëse, për të diskutuar për kërkesën për njohje si dhe për vendosjen e bashkëpunimit.

Foto Galeria