3687 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 16 July 2019
  • SHARE
  • PRINT

Norvegjia do ta mbështesë parezervë Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave

 

Prishtinë, 16 korrik  2019 – Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, priti në një takim lamtumirës Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad.


Në bashkëbisedimin miqësor, Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i  Republikës së Kosovës, Pacolli, e ka falënderuar Ambasadorin për mbështetjen e palëkundur dhe konsistente të shtetit dhe popullit norvegjez nëpër të gjitha proceset, të cilat ka kaluar Kosova dhe populli i saj.

 

Me këtë rast, Ambasadori, Per Strand Sjaastad, ka përgëzuar Zëvendës-Kryeministrin e Parë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli për punën e palodhshme që po bënë për integrimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

 

Të dy bashkëbiseduesit shprehen zotimet e dyanshme për rritjen e përpjekjeve për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit dy-palësh, me fokus të veçantë në Diplomacinë Publike, Energji, Investime si dhe vazhdimin e ofrimit të përkrahjes për trajnimin e shërbyesve civil për procesin e integrimit evropian.

Foto Galeria