3693 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 29 July 2019
  • SHARE
  • PRINT

MPJ përcjell ambasadorin që do të themelojë misionin në Bangladesh

Prishtinë, 29 korrik - Në vazhdën e hapjeve të misioneve të reja diplomatike nëpër botë, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës të hënën ka organizuar përcjelljen e stafit të saj diplomatik në Bangladesh.

Me marrjen e agremanit, ambasadori Güner Ureya, së bashku me diplomatin Arif Kaçadoli, janë nisur të hënën drejt kryeqytetit të Bangladeshit, Dhaka, për të themeluar edhe atje misionin diplomatik të Republikës së Kosovës.

Banglladeshi është një vend anetar i OKB-së dhe organizatave rajonale me rëndësi politike, ekonomike dhe sociale, me rritje ekonomike konstante, si dhe me pozitë tëjet të rëndesishme gjeografike dhe politike.

I gjendur midis Indisë, Majnmarit, Nepalit dhe Butanit, me Kinën në prapavijë, flet për rëndësinë që Republika e Kosovës i ka kushtuar pozitës gjeografike të këtij shteti mik dhe interesimit të rritjes së nivelit të bashkepunimit në sferën e ekonomisë, por edhe në sferat tjera të interesit të përbashkët.

Foto Galeria