3710 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 27 August 2019
  • SHARE
  • PRINT

Hyn në fuqi “Marrëveshja financiare IPA 2019”

Prishtinë, 27 gusht 2019 – Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës njofton se ka hyrë në fuqi “Marrëveshja financiare IPA 2019”, pjesa e parë, e nënshkruar në mes të Komisionit Evropian dhe Ministrisë së Integrimit Evropian të Republikës së Kosovës.

 

Kjo marrëveshje (Program i Bashkimit Evropian, i njohur edhe si Instrumenti i Asistencës së Para-Anëtarësimit- IPA), pas shkëmbimit të notifikimeve dhe ratifikimit është publikuar edhe në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. (Linku)

 

Marrëveshja është nënshkruar në pajtim me Ligjin për Marrëveshje Ndërkombëtare (Nr.04/L-052), ndërsa kostoja e përgjithshme e përllogaritur e këtij Programi është 38,000,000.00 euro, që do të shfrytëzohen për sektorët si në vijim: mjedisi, veprimi i klimës dhe energjia.

Foto Galeria