3725 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 11 September 2019
  • SHARE
  • PRINT

Ministri i Jashtëm takoi ambasadoren e re të Francës në Kosovë

Prishtinë, 11 shtator 2019 – Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli, të mërkurën ka pritur në takim Ambasadoren e re të shtetit francez në Republikën e Kosovës, znj.Marie Christine Butel, të cilën e njoftoi për të arriturat e Kosovës dhe proceset aktuale politike.


Ministri Pacolli shprehu gatishmëri për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve. U shkëmbyen po ashtu pikëpamjet mbi mbarëvajtjen e zhvillimeve politike në Kosovë, rajon dhe më gjerë.

Gjatë takimit, ministri Pacolli, i ka konfirmuar vullnetin e Republikës së Kosovë, për të vazhduar dialogu me Serbinë, për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.

Edhe ambasadorja Christine Butel, i ka përcjell ministrit Pacolli, angazhimin dhe rolin e Francës, Presidentit Emmanuel Macron dhe iniciativës së tij për ta përkrahur Kosovën në të gjithat proceset sfiduese.

Foto Galeria