3768 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Në Prishtinë diskutohen nevojat dhe përparësitë rajonale në menaxhimin e migracionit

Prishtinë, 4 dhjetor 2019 – Iniciativa Rajonale për Migrim, Azil dhe Refugjatë (MARRI), që ka si fushëveprim kryesor ofrimin e lëvizjes së lirë të njerëzve në Ballkanin Perëndimor, rrjedhimisht  zhvillimin dhe stabilitetin e rajonit, të mërkurën në Prishtinë filloi konferencën e radhës me pjesëmarrës të shteteve anëtare të kësaj iniciative.

Konferenca Rajonale #ManagingMigrationBetter është një vazhdim i gjashtë punëtorive që MARRI  organizoi në secilin shtet anëtar që nga shkurti deri në tetor të 2019 në kuadrin e Projektit “Strengthening regional migration governance”, i mbështetur nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillimi (BMZ) dhe implementohet përmes Bashkëpunimit Ndërkombëtar Gjerman (GIZ).

Qëllimi i projektit është të kontribuojë në forcimin e dialogut rajonal dhe bashkëpunimit në fushën e menaxhimit të migracionit në nivelin lokal dhe rajonal në Ballkanin Perëndimor.

Punëtoritë mblodhën përfaqësues të institucioneve qeveritare, organizatave ndërkombëtare, institucioneve kërkimore/akademike dhe shoqërisë civile në secilin shtet anëtar të MARRI për të shkëmbyer perspektivat, mësimet e marra dhe praktikat më të mira në pesë fusha tematike në mandatin e MARRI.

Kosova i është bashkuar MARRI-të me anë të Deklaratës së Cavtatit në Forumin Rajonal të kësaj organizate, të mbajtur më 10 qershor 2014 në Cavtat gjatë kryesimit të Kroacisë me Iniciativën Rajonale të MARRI-të, ndërsa më 14 qershor të këtij viti ka marrë kryesimin njëvjeçar të kësja inicoiative.  

Drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z.Albert Prenkaj, tha se si një ngjarje përfundimtare, Konferenca Rajonale do të shërbejë si një platformë për prezantimin e rezultateve të këtyre punëtorive, si dhe një forum për debat dhe diskutime në lidhje me nevojat dhe përparësitë rajonale në menaxhimin e migracionit.


z.Prenkaj tha po ashtu se kjo konfrencë do të sigurojë një mundësi për të paraqitur produktet e MARRI dhe idetë e ardhshme të produkteve, si një zgjidhje për disa nga sfidat me të cilat përballet Ballkani Përendimor. ​

Foto Galeria