3770 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Në MPJ qëndroi Drejtori i Përgjithshëm për Europë në Ministrinë e Jashtme të Kanadasë

Prishtinë, 5 dhjetor 2019 - Drejtoria  e Përgjithshme e Ministrisë së Punëve të Jashtme e Repubublikës së Kosovës, të enjten priti në takim një delegacion kanadez të kryesuar nga Drejtor i Përgjithshëm për Europë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kanadasë, z. David Sproule.

Diplomati kanadez Sproule, në këtë takim shoqërohej edhe nga ambasadori kanadez i emëruar në Republikën e Kosovës, z.Alan Boëman. 

Në takim, i cili ishte shumë miqesor, u theksua edhe njëherë mbështetja e parezervë e shtetit të Kanadasë ndaj Kosoves. Po ashtu u tha se takime të këtilla do të mbahen në baza te rregullta për avansimin edhe më të thellë të marëdhënieve bilaterale midis të dyja vendeve.

Foto Galeria