3771 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ambasadorja Haxhitasim i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit të Italisë

Romë, 5 dhjetor 2019 – Ambasadorja Lendita Haxhitasim ka dorëzuar Letrat Kredenciale te Presidenti i Republikës së Italisë, z.Sergio Mattarella, duke u akredituar si Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Republikës së Kosovës në Itali.

 

Ceremonia, e cila u zhvillua në pallatin presidencial “Quirinale”, u shoqërua nga audienca me Presidentin Mattarella, i cili pasi i uroi mirëserardhjen ambasadores Haxhitasim, shprehu konsideratën e tij të lartë për marrëdhëniet e mira dypalëshe mes dy vendeve.

 

Ambasadorja Haxhitasim, duke përcjellur përshëndetjet e Presidentit të Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi dhe popullit të Kosovës, falenderoi Presidentin Mattarella për kontributin e pakursyer dhe gjithëpërfshirës që Italia i ka ofruar vendit gjatë gjithë këtyre viteve.

 

“Zhvillimi dhe thellimi i mëtejshëm i marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe, duke u fokusuar veçanërisht tek ato tregtare dhe kulturore, do të jetë prioritet i lartë gjatë misionit tim”, tha ajo.
 

Presidenti italian Matarella i uroi suksese Ambasadores kosovare Haxhitasim, si dhe rikonfirmoi mbeshtetjen e plotë të Italisë në rrugën e integrimit euoro-atlantik të Republikës së Kosovës.

 

Foto Galeria