3954 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Kosova dënon abuzimin me të drejta të njeriut në Xinjang

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës përkrah udhëzimet e paralajmëruara për bizneset e SHBA-ve dhe njëjtë dënon kampanjen represive ndaj ugurëve, kazakëve, kirgizëve dhe grupeve tjera minoritare muslimane.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë lëshuar një dokument udhëzues për t’i vënë në dijeni bizneset mbi rrezikun e lidhjeve të zinxhirit furnizues me entitete biznesore të cilat janë të përfshira në shkelje të të drejtave të njeriut, përfshi edhe detyrimin e punës me force në rajonin autonom Xinjang Ugur dhe disa rajone tjera në Kinë.

Autoritetet respektive të SHBA-ve paralajmërojnë individë dhe entitete biznesore mbi pasojat potenciale në rast të përfshirjes në aktivitete biznesore me entitete të cilat janë të përfshira në shkelje të të drejtave të njeriut. Me këtë rast, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, i bashkohet thirrjes së qeverisë së SHBA-ve ndaj Kinës që ta ndalojë shkeljen e të drejtave të njeriut në Xinjang.

Po ashtu Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e Republikës së Kosovës, këshillon bizneset kosovare nëse janë duke zhvilluar aktivitet ekonomik me kompani nga ky rajon i Kinës me praktikat abuzive dhe shkeljen e të drejtave të njeriut në Kinë, të ndërpresin aktivitetin me ato biznese.

Bizneset me ekspozim potencial të zinxhirit të tyre furnizues të ndërlidhura me shkelje të të drejtave të njeriut në Xinjang apo në objekte jashtë Xinjangut të cilat përdorin punësim të dhunshëm që vjen nga Xinjang në prodhimin e gjërave për konsum të brendshëm dhe distribuim ndërkombëtar duhet të jenë të vetëdijshme për rrezikun e reputacionit, rrezikun ekonomik dhe ligjor në rast se janë të përfshira në marrëdhënie biznesore me entitete të tilla.

Foto Galeria