3957 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Haradinaj–Stublla dhe ministrja Dumoshi zotohen për dinamizim të diplomacisë publike dhe kulturore

Prishtinë, 13 korrik 2020 – Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. MelizaHaradinaj - Stublla, ka zhvilluar sot një takim pune me ministren e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, znj Vlora Dumoshi.

Haradinaj – Stublla dhe Dumoshi u dakorduan për dinamizim dhe koordinim më të ngushtë në mes MPJD-së dhe MKRS-së në sferën e diplomacisë publike dhe kulturore.

Në takimin dy palësh, kryediplomatja  Haradinaj- Stublla dhe ministrja Dumoshi u pajtuan plotësisht për angazhim institucional për anëtarësimin e Kosovës në Fondin për Mbështetje Kulturore të Këshillit të Evropës - Eurimages, si dhe për mbështetjen dhe promovimin e artit dhe kulturës drejt piedestaleve botërore.

Foto Galeria