3966 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Haradinaj – Stublla: Përkrahja e NDI ka sjellë frymën amerikane në konsolidimin institucional të Kosovës

Prishtinë, 16 korrik 2020 – Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Meliza Haradinaj - Stublla, ka zhvilluar  një video konferencë me drejtoreshën e NDI në Kosovës, znj, Nancy E.Soderberg.

 

Kryediplomatja Haradinaj – Stublla me këtë rast ka falenderuar drejtoreshën e NDI, znj  Soderberg, për përkrahjen e vazhdueshme që ky institucion e ka dhënë për konsolidimin dhe demokratizimin e institucioneve vendëse.

“Përkrahja e NDI tash dy dekada për Kosovën, në demokratizimin e institucioneve tona, ngritjen e kapaciteteve, me fokus të veçantë në gjithëpërfshirjen në vendimmarrje, ka sjellë frymën amerikane në Republikën e Kosovës, në proceset e konsolidimit institucional”, ka theksuar ministrja Haradinaj – Stublla.

Ministrja gjithashtu e ka njoftuar drejtoreshën Soderberg edhe me zhvillimet aktuale në MPJD si dhe kanë diskutuar edhe për modalitete e reja të bashkëpunimit.

 

Foto Galeria