4079 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Haradinaj Stublla takoi shefin e misionit belg në Prishtinë, ritheksoi kërkesën për përmbylljen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës

Prishtinë, 22 shtator 2020 – Ministrja Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj.Meliza Haradinaj Stublla, ka pritru sot në takim Shefin e Misionit të Zyrës Ndërlidhëse të Mbreterisë së Belgjikës në Kosovë, z.Jean-Louis Servais.   

 

Kryediplomatja Haradinaj Stublla edhe në këtë takim ka ritheksuar kërkesën për përmbylljen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, si e drejtë për lëvizje të lirë.   

 

“Ritheksova kërkesën tonë për insitutcionet drejtuese të BE-së dhe shtetet anëtare të saj që të përshpejtojnë përmbylljen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, si dhe u dakorduam për fillimin e konsultimeve politike bilaterale me Belgjikën në nivel të Ministrive të Punëve të Jashtme”, tha Ministrja Haradinaj Stublla.


 

 

Foto Galeria