4082 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Haradinaj Stublla uron popullin e Arabisë Saudite për Ditën Kombëtare

Prishtinë, 23 shtator 2020 – Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Meliza Haradinaj Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar popullin e Arabisë Saudite me rastin e Ditës Kombëtare.

Në urimin drejtuar popullit të këtij shteti, Ministrja Haradinaj Stublla ka theksuar se është e përkushtuar për zgjerimin e bashkëpunimit bilateral në fusha ta ndryshme të interesit të përbashkët.

Pavarësia e Republikës së Kosovës është pranuar nga Arabia Saudite më 20 prill 2009, ndërsa të dyja shtetet kanë vendosur marrëdhënie diplomatike më 7 gusht 2009.

 

Foto Galeria