4083 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Haradinaj Stublla takohet me ambasadorin Minxhozi, diskutojnë për mbledhjen e dy Qeverive

Prishtinë, 24 shtator 2020 – Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj Stublla ka pritur sot në një takim zyrtar ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi.

Ministrja Haradinaj dhe ambasadori Minxhozi kanë biseduar për përgatitjet para mbledhjes së dy qeverive, takim ky që do mbahet me 2 tetor.

“Në një takim të përzemërt prita sot Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, z.Qemal Minxhozi.

Diskutuam për bashkërendimin e ngushtë para mbajtjes së mbledhjes së dy Qeverive me 2 Tetor, si dhe iniciativa tjera që do t’i konkretizojmë në të ardhmen e afërt” është shprehur kryediplomatja Haradinaj-Stublla.

 

 

Foto Galeria