4451 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendësministri Ahmeti priti në takim zyrtar zëvendës ambasadorin francez François


Prishtinë, 23 gusht 2021 - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, z.Kreshnik Ahmeti, të hënën priti në takim zyrtar zëvendës ambasadorin francez në Kosovë, z.Cyprien François, me të cilin bisedoi për marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale mes dy vendeve.

Zëvendësministri Ahmeti e falenderoi zëvendës ambasadorin François për mbështetjen e dhënë, veçanërisht në sferën e kulturës dhe diplomacisë. Me këtë rast, ata biseduan për organizimin e trajnimit dyditor që do të mbahet për ambasadorët kosovarë dhe diplomatët e nivelit të mesëm.

Ky trajnim mundësohet nga Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Ambasadën e Francës në Kosovë dhe ENA (Ecole nationale d’administration France). 

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për vizitën e nesërme në Prishtinë të drejtorit rajonal të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, z.Eric Poppe, dhe njëherësh u pajtuan që të vazhdojë komunikimi në shërbim të zgjerimit dhe thellimit të marrëdhënieve të shkëlqyeshme mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës.

Foto Galeria