4469 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Zv.ministrja Gashi takoi Sekretarin Shtetëror Sztáray, për Kosovën është thelbësore avancimi në proceset integruese euro-atlantike


Prishtinë, 16 shtator 2021 - Zv.ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Liza Gashi, priti në takim Sekretarin Shtetëror të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, z. Péter Sztáray. 

Fillimisht, znj. Gashi e falënderoi z. Sztáray për ndihmën e vazhdueshme që Hungaria i ka ofruar shtetit të Kosovës nëpër të gjitha fazat e shtet-ndërtimit, duke theksuar raportet e shkëlqyera që kanë dy vendet dhe bashkëpunimin bilateral në shumë fusha. 

Në këtë takim, me theks të veçantë u diskutua mbi sigurinë, ku zv.ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës theksoi se për Republikën e Kosovës mbetet thelbësore avancimi në proceset integruese euro-atlantike, anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimi në NATO.




 

Foto Galeria