4556 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendësministrja Gashi në EXPO DUBAI 2020, takon përfaqësues të dhjetëra shteteve

11 Janar, 2022 - Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Liza Gashi në kuadër të vizitës zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), ka vizituar panairin botëror Dubai Expo 2020, në të cilin po merr pjesë edhe Republika e Kosovës për herë të parë.

Zëvendësministrja Gashi ka zhvilluar takime të rëndësishme me autoritetet vendëse dhe me përfaqësuesit e disa prej shteteve pjesëmarrëse në kudër këtë panair.

E shoqëruar nga nga Ambasadori i Kosovë në Emiratet e Bashkuara Arabe, z.Xhabir Hamiti, si dhe ekipi i RKS-së në EXPO, zëvendësministrja Gashi ka zhvilluar takime me përfaqësuesit e shumë shteteve, përfshirë ata të Emirateve të Bashkuara Arabe, Xhamajkës, Etiopisë, Ruandës, Botsvanës, Nepalit, Sudanit, dhe Cabo Verde-s.

Gjatë këtyre takimeve Zëvendësministrja Gashi, duke falënderuar përfaqësuesit e vendeve të lartpërmendura për gatishmërinë e tyre për të pritur në takime delegacionin e Kosovës, është fokusuar në theksimin e nevojës për bashkëpunim mes Kosovës dhe vendeve respektive në fusha me interes të përbashkët.

Përveç sektorëve prioritar si industria, turizmi e agrikultura Zëvendësministrja Gashi ka ftuar përfaqësuesit e këtyre vendeve, që diplomatët dhe zyrtarët e institucioneve tjera specifike të bëhen pjesë e programeve të shumta të trajnimit dhe studimit që ofron Akademia Diplomatike e MPJD-së dhe institucionet tjera edukativo-arsimore që operojnë në Kosovë.

 

Foto Galeria