4643 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Bashkëbisedim me Ambasadorin Gjerman SH.T. Z. Jörn Rohde

Prishtinë, 5 prill 2022 – Në serinë “Bisedimet me Ambasadorët” të Akademisë Diplomatike, ishte kënaqësi e madhe të mirëpresim SH.T. Z. Jörn Rohde, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Kosovës.

Ambasadori Rohde mbajti një prezantim dhe bisedë miqësore me pjesëmarrësit për strukturën e Ministrisë së Jashtme Federale të Gjermanisë, politikën e jashtme të Gjermanisë, diplomacinë ekonomike, marrëdhëniet dypalëshe dhe rajonale si dhe për aktualitetin global.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Znj. Donika Gërvalla-Schwarz, ndërsa në rol të nikoqirit aktivitetin e moderoi ambasadori Albert Prenkaj. Në këtë eveniment morën pjesë 15 diplomatë kosovarë sipas rregullës Chatham House.

Ambasadori Rohde është një mik i madh i Kosovës i cili po luan një rol të rëndësishëm në thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve edhe ashtu të shkëlqyeshme në mes të dy vendeve.

 

Foto Galeria