4646 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendësministri Ahmeti priti në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse Greke në Kosovë, znj.Heleni Vakali

Prishtinë, 12 prill 2022 - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Kreshnik Ahmeti, ka takuar sot shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Greqisë në Republikën e Kosovës, znj. Heleni Vakali.

Në takimin e parë me ambasadoren Vakali, zëvendësministri Ahmeti i uroi fillimin e mandatit të saj në Kosovë dhe e siguroi për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me misionin që ajo drejton.

Me ambasadoren Vakali u diskutua për projektet e shumta të bashkëpunimit mes të dyja vendeve në fushën e ekonomisë, tregtisë, arsimit e kulturës.

Zëvendësministri Ahmeti u shpreh i kënaqur me faktin që ky bashkëpunim i ngushtë po manifestohet edhe me vizitën e nesërme të zëvendësministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, z. Kostat Fragogiannis.

Foto Galeria