4648 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Kosova dhe Greqia nënshkruajnë dokument bashkëpunimi

Prishtinë, 13 prill  2022 - Në kuadër të thellimit të raporteve të mëtutjeshme mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Greqisë, të mërkurën në Prishtinë u nënshkrua dokumenti që formalizon bashkëpunimin në fusha të ndryshme mes Ministrive të Jashtme të të dyja shteteve.

Ky dokument u nënshkrua nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, z. Kreshnik Ahmeti dhe homologu i tij grek, z. Kostas Fragoggianis, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.    

Sipas zëvendësministrit Ahmeti, nënshkrimi i sotëm i këtij dokumentit ka për qëllim intensifikimin e mëtutjeshëm të raporteve të shkëlqyera që po ndërtohen midis dy vendeve, Kosovës dhe Greqisë.

 

Foto Galeria