4653 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministrja Gërvalla bëri homazhe tek Obelisku i të Zhdukurve me Dhunë

Prishtinë, 27 prill 2022 - Në shënim të 27 prillit, Ditës së të Pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora lulesh tek Obelisku i të Zhdukurve me Dhunë, para ndërtesës së Kuvendit.

Në homazhe ministrja Gërvalla ishte bashkë me kryetarin e Kuvendit z.Glauk Konjufca,  kryetarin e Komisionit Qeveritar për të Zhdukurit, z. Andin Hoti, deputetë të Kuvendit, ministra të Qeverisë si dhe familjarë të të zhdukurve me dhunë.

Ministrja Gërvalla, gjatë ditës do të marrë pjesë edhe në shënimin e 23-vjetorit të masakrës në Mejë të Gjakovës, në nderim të 376 shqiptarëve të vrarë e të masakruar nga forcat pushtuese serbe.

1 mijë e 620 persona konsiderohen ende të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë, për fatin e të cilëve nuk dihet asgjë.

Foto Galeria