4655 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendësministrja Gashi pret në takim ambasadoren e Lituanisë znj. Jūratė Raguckienė

Prishtinë, 28 prill 2022 - Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Liza Gashi, ka pritur sot në takim ambasadoren e Lituanisë, znj. Jūratė Raguckienė.

Duke u shprehur e lumtur për marrëdhëniet e shkëlqyera mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Lituanisë, zëvendësministrja Gashi falënderoi ambasadoren Raguckienė për mbështetjen e vazhdueshme që shteti i saj i ka dhënë Kosovës në aspektin socio-ekonomik.

Gashi ka informuar ambasadoren për procesin e liberalizimit të vizave, duke theksuar që Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret dhe se mbështetja e Lituanisë në këtë fazë është shumë e rëndësishme.

Zëvendësministrja Gashi theksoi se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në procesin e integrimeve evropiane dhe se së shpejti do të aplikojë për anëtarësim.

Gjithashtu në takim u diskutua dhe lufta në Ukrainë, ku zëvendësministrja Gashi  informoi ambasadoren për ndihmën që shteti i Kosovës ka dhënë në shenjë solidarizimi me Ukrainën.

“Republika e Kosovës ka hapur dyert për 5 mijë refugjatë nga Ukraina, ka krijuar një program të veçantë të qëndrimit në Kosovë për 20 gazetarë ukrainas, ka dërguar ndihma humanitare, ka pezulluar vizat për shtetasit ukrainas, si dhe ka vendosur të gjitha sanksionet që BE dhe SHBA kanë vendosur kundër Federatës Ruse”- u shpreh Gashi.

Foto Galeria