Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja Gërvalla në Kalabri: Të forcojmë urat e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Kalabrisë

Ndaje këtë

Fuqizimi i bashkëpunimit në nivel lokal mes 150 komunave që përfshinë Provinca e Kozencës, prej të cilave 21 janë komuna arbëreshe dhe komunave të Republikës së Kosovës në fushën e kulturës, arsimit, bujqësisë, turizmit dhe trashëgimisë kulturore ishin temat kryesore të takimit që Zëvendëkryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla bashkë me Zëvëndësministren Liza Gashi dhe Ambasadoren e Kosovës në Itali, Lendita Haxhitasim pati me Presidenten e Provincës së Kozencës, Rosaria Succurro dhe kryetarët e rreth 20 komunave të kësaj province si dhe përfaqësues nga bota e biznesit dhe shoqëria civile.

Gjatë këtij takimi Ministrja Gërvalla shprehu mirënjohje për miqësinë e fortë, kulturën dhe të kaluarën e përbashkët, duke shtuar se pas zyrtarizimit të protokollit të bashkëpunimit mes Komunës së Pejës dhe Provincës së Kozencës do të ketë edhe më shumë hapësirë për angazhim më të madh në zgjerimin e bashkëpunimit edhe me komunat e tjera të Kosovës dhe Kalabrisë.

“Ky vend është pikërisht ai që të bën të besosh edhe më shumë në lidhjen vëllazërore mes Italianëve dhe shqiptarëve në të gjithë Ballkanin. Këtu mund të shohësh sa të forta dhe të thella janë lidhjet tona kulturore dhe evropiane”, tha Ministrja Gërvalla.

Ministrja Gërvalla shprehu vendosmërinë e Qeverisë së Kosovës për të shfrytëzuar të gjitha resurset dhe potencialet për ta forcuar këtë bashkëpunim dhe për të forcuar edhe më tej urat e bashkëpunimit.

Bashkëpunimi i Republikës së Kosovës me Provincën e Kozencës e cila përfshinë 150 komuna, prej të cilave 21 janë komuna arbëreshe ka një rëndësi dhe domenthënie të veçantë duke shërbyer si një urë ideale që do mund të ndihmojë edhe në lidhjen e komunave të rajonit të Kalabrisë dhe komunave të Republikës së Kosovës.

Lajmet e tjera

|