468 - Ministria | Ministria e Puneve te Jashtme

DREJTORI I AKADEMISË DIPLOMATIKE BEQIR ISMAILI, VIZITË ZYRTARE NË EGJIPT

Kajro, 07 dhjetor 2017 - Drejtori i Akademisë Diplomatike të Republikës së Kosovës, ambasadori Beqir Ismaili, qëndroi për një vizitë zyrtare disa ditore në Egjipt, ku zhvilloi disa takime me personalitete të larta, zyrtarë të tjerë me qëllim të diskutimit dhe shqyrtimit të mundësive për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunim dypalësh.

Ambasadori Ismaili, fillimisht u prit nga zëvendësministri i Jashtëm për çështje evropiane Amr Ramadan. Gjatë këtij takimi ambasadori Ismaili uroi ambasadorin Ramadan për postin e ri dhe e njoftoi për zhvillimet e fundit në Republikën e Kosovës.

Në vazhdim, zëvendësministri Amr Ramadan falënderoj ambasadorin Ismaili për vizitën zyrtare në Egjipt, dhe konfirmoj vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimin në mes të dy vendeve.

Në margjina të kësaj vizite, ambasadori Ismaili takoi sekretarin e përgjithshëm të parlamentit egjiptian Prof. Dr. Ahmed Sad. Gjatë këtij takimi Ahmed Sad e njoftoi ambasadorin Ismaili për zhvillimet më të reja në parlamentin egjiptian, dhe u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbenin e vizitave në mes të dy parlamenteve.

Ambasadori Ismaili, gjatë qëndrimin zyrtar në Egjipt u prit në takim edhe nga ambasadori Husam Zekij, ndihmës i Sekretarit të përgjithshëm të Ligës Arabe. Gjatë këtij takimi u bisedua për kontributin e Ligës Arabe për bashkëpunimin më të thellë në fushat me interes të përbashkët në mes të Ligës Arabe dhe Republikës së Kosovës. Ambasadori Zekij, konfirmoj mbështetjen e plotë të Ligës Arabe për Republikën e Kosovës.

Në vazhdë të takimeve ambasadori Ismaili, zhvilloj një takim me ambasadorin Munir Zahran, Kryetar i Bordit të Këshillit për politikë të Jashtme të Egjiptit. Gjatë këtij takimi ambasadori Ismaili njoftoi ambasadorin Zahran për arritjet e fundit në Kosovë dhe u dakorduan për mbajtjen e një tribune në mes Akademisë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Këshillit të Egjiptit, ku do të marrin pjesë tre ambasadorë nga Egjipti në Republikën e Kosovës.

Ambasadori Ismaili, gjatë qëndrimin zyrtarë në Egjipt, zhvilloi një takim edhe me ambasadorin Muhamed el Orabi, ish-ministër i jashtëm dhe deputet në parlamentin e Egjiptit. Ambasadori el-Orabi ritheksoj përkrahjen e plotë për thellimin e marrëdhënieve në fushat e përgjithshme në mes të dy vendeve.

Ambasadori Ismaili takoi edhe një numër të personaliteteve të larta egjiptiane si Gjeneralin Muhamed Mutaveli, Gjeneralin Muhamed Abdul el-Haj, ambasadorin e Shqipërisë në Egjipt Eduard Sulo.

Gjatë vizitës zyrtare me ftesën e festivalit egjiptian, ambasadori Ismaili ishte pjesëmarrës në festivalin egjiptian ku u shfaqën dy filma nga Republika e Kosovës. Po ashtu ambasadori Ismaili, mori pjesë në Konferencën e cila u mbajt nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës së Egjiptit dhe mori pjesë në inaugurimin e panairit i cili u mbajt në Bibliotekën Egjiptiane.

Ambasadori Beqir Ismaili, gjithashtu mori pjesë në festën e 28 nëntorit ku takoi një numër të madh të personaliteteve Shqiptare që veprojnë në Egjipt.