522 - Ministria | Ministria e Puneve te Jashtme

Rejhan Vuniqi

Rejhan Vuniqi

Zëvendës-Ministre e Punëve të Jashtme

Biografia

Rejhan Vuniqi (e lindur me 16 janar 1974 në Prishtinë) është zëvendësministre e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës. Këtë pozitë ajo e mban që nga shtatori i vitit 2017, ndërsa vazhdon ta ushtrojë edhe sot.

Në fillim të vitit 2011, znj.Vuniqi e kishte menaxhuar zyrën e Presidentit të Republikës së Kosovës, për të vazhduar më pas për katër vite me radhë si këshilltare e lartë politike dhe shefe e kabinetit të zëvendëskryeministrit të parë të Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli.    

Para marrjes së pozitës së zëvendësministres, Rejhan Vuniqi për dy vite me radhë kishte qenë udhëheqëse e Departamnetit të Financave ne Mabetex Holding.

Përveç përvojës shumëvjeçare të punës, zëvendësministrja Vuniqi i flet katër gjuhë të huaja. Shkollimin e saj bachelor ajo e ka përfunduar në Kosovë, ndërsa studimet e magjistraturës jashtë vendit.

Edukimin bachelor znj.Vuniqi e kreu në Universitetin e Prishtinës në degën e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze si dhe më pas edhe Drejtimin: Banka dhe Financa në Kolegjin Iliria, ndërsa studimet e magjistraturës i përfundoi në Universitetin Strafordshire në Londër të Britanisë së Madhe, nën drejtimin e Administrimit të Biznesit.

Rejhan Vuniqi jeton në Prishtinë, është e martuar dhe i ka dy fëmijë.