523 - Ministria | Ministria e Puneve te Jashtme

Z. Anton Berisha

Z. Anton Berisha

Zëvendës-Ministër i Punëve të Jashtme

Biografia

Z. Anton Berisha, lindi më 20 tetor 1966. Ai është i martuar me znj. Helena Berisha (Skeli). Ata kanë katër fëmijë.
Është përfshirë në ngjarje shoqërore, politike dhe kulturore që nga periudha e studimeve, në lëvizjen kombëtare në vitet ’90-ta, duke qenë i ngarkuar edhe në detyra e misione specifike diplomatike.
Z. Berisha i takon gjeneratës së parë të ambasadorëve të karrierës të emëruar me 2009 dhe ka shërbyer si Ambasadori i Parë i Republikës së Kosovës në Slloveni.
Ka shërbyer si kryetar i bordit dhe shef ekzekutiv i Autoritetit Kombëtar Rregullator në periudhën 2004-2009, në misionin e OSCE (Organisation for Security and Co-operation in Europe) në periudhën 1998-2004, si dhe detyra të tjera në kompani vendore dhe ndërkombëtare.
Është diplomuar në vitin 1991 në Fakultetin e Elektroteknikës, Universiteti i Prishtinës (1991). Ka kryer e vijuar një varg specializimesh në fushën e diplomacisë, kornizës rregullatore në Vjenë, Londër, Bruksel, Zagreb etj; si dhe studime për master në Business and Administration në Bled të Sllovenisë.
Është njohës i gjuhës angleze dhe kroato-serbe.
Z. Berisha është Anëtar i Kryesisë Qendrore në AAK - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në sektorin e Politikës së Jashtme dhe të Integrimeve Europiane.