524 - Ministria | Ministria e Puneve te Jashtme

Besnik Hoti

Besnik Hoti

Zëvendës-Ministër i Punëve të Jashtme

Biografia

Zv/Ministër i Punëve të Jashtme që nga Tetori 2017.
Z. Besnik Fahredin Hoti ka lindur në qytetin e Prizrenit, më 04 Qershor 1980.
Është i martuar me Znj. Elife Maxhuni - Hoti. Ata kanë tre fëmijë, Argjirën, Kreshnikun dhe Etnikun.
Z. Besnik Hoti ka marrë detyrën e Zëvendësministrit të Punëve e Jashtme në Tetor 2017. Portofoli i tij në Ministrinë e Punëve e Jashtme mbulon kryesisht Diplomacinë Ekonomike dhe Akademinë Diplomatike.
Z. Besnik Hoti është diplomuar nga Fakulteti i Politikës Ndërkombëtare dhe Diplomacisë, Kolegji Victory Prishtinë (2009).
Poashtu ka kryer studimet pasuniversitare, Master në Politikë Ndërkombëtare dhe Diplomaci, në Kolegjin Victory, (2011).
Përpara përfshirjes në politikë Z. Besnik Hoti ka qenë anëtar i stafit akademik, pranë Kolegjit Victory (2009-2015), ku ka ligjeruar në lëndët: Bazat e Diplomacisë, dhe Konfliktet dhe Siguria Ndërkombëtare.
Nga qershori 2009 deri në vititn 2013 në periudha të ndryshme, ka ndjekur me sukses kursin profesional për programin studimor: “Politika e Jashtme dhe Diplomacia”, pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, në Republikën e Shqipërisë.
Poashtu nga viti 2012 e deri në vitin 2016 Z. Besnik Hoti ka mbajtur trajnime dhe vizita studimore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku njëkohësishtë ka mbajtur kontakte të ngushta me Ligën Shqiptaro-Amerikane në krye me Joseph J. DioGuardi.