524 - Ministria | Ministria e Puneve te Jashtme

Çerkin Dukolli

Zëvendës-Ministër i Punëve të Jashtme

Biografia

Çerkin Dukolli, ka lindur me 20.02.1969 në fshatin Bubavec të Malishevës.

Ka përfunduar studimet për Shkenca Politike dhe Administratë publike në Universitetin e Prishtinës, ndërsa studimet pasuniversitare i ka kryer në drejtimin Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci.

Është pjesë e Institucioneve të Republikës së Kosovës që nga paslufta. Gjatë periudhës shtator 1999 – qershor 2008, ka shërbyer në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës (Zona e II-të Prizren dhe Komanda e Trajnimit dhe Doktrinës në Prishtinë me gradën e Nënkolonelit).

Brenda atij qarku kohor, ka kryer detyrën e Shefit të Zyrës për Informim me Publikun në TMK –KTD, njëkohësisht ka qenë Shef i Kabinetit të Komandantit të KTD-së.

Nga muaji qershor 2008 deri në tetor 2017, ka vazhduar punën në Shërbimin Civil, duke kryer detyrën e Drejtorit të Departamentit të Inspektimit në Ministrinë e Infrastrukturës.

Në vitin 2012 ka ushtruar detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës.

Nga viti 2015 është anëtar i Këshillit Kombëtar të partisë NISMA Social Demokrate për Kosovën.

Në nëntor të vitit 2017, ishte emëruar zëvendësministër i MPMS, pozitë kjo të cilën e ushtroi deri në fund të muajit janar 2019, ndërsa nga fillimi i muajit shkurt 2019 është emëruar zëvendësministër i Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Zëvendësministri Dukolli është i martuar dhe ka tre fëmijë.