537 - Ministria | Ministria e Puneve te Jashtme

Drejtori i Departamentit për Çështje Konsullore

Dr. jur. Hamdi Reqica
Drejtor i Departamentit për Çështje Konsullore

Është i lindur më 02.02.1973 në Lipjan, ka diplomuar më 2003 në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, ka magjistruar në Katedrën Jean-Monnet për të Drejtën Evropiane dhe Ndërkombëtare në Universitetin e Bremenit në Gjermani ku ka marrë gradën akademike LL.M.Eur dhe po në të njëjtin Universitet doktoruar me temën \"Zhvillimi i Politikës së Sigurisë dhe Mbrojtjes e Bashkimit Evropian deri tek Bashkëpunimi i Strukturuar i Përbashkët..\" e cila është vlerësuar me notën magna cum laude dhe ka marrë gradën Dr.jur.

Dr. jur. Hamdi Reqica, në diplomaci ka shërbyer si Konsull në Konsullatën e Përgjithshme të RKS-së në Mynih, paraprakisht (2014-2015) ka shërbyer si Zëvendës Konsull në Ambasadën e RKS-së në Mbretërinë e Suedisë, dhe në Ambasadën e RKS-së në Berlin (2009 – 2014).

Në Zyrën e Kryeministrit nga 2004-2006 ka qenë Zyrtar i Lartë Ligjor. Paraprakisht ka punuar edhe në Ministrinë e Shërbimeve Publike në Departamentin për Pushtet Lokal, ndërsa që nga viti 2001 gjerë më 2003 ka punuar në Ministrinë e Rinisë, Kulturës dhe Sportit si Zyrtar Rinor në Departamentin e Rinisë.

Nga viti 2009-2012 ka qenë Ligjërues në Katedrën Jean-Monnet për të Drejtën Evropiane dhe Ndërkombëtare në Universitetin e Bremenit në Gjermani në lëndën \"Politika e Mbrojtjes dhe e Sigurisë e BE-së\"

Përveç kësaj Dr. jur. Hamdi Reqica ka marrë pjesë në Programin njëvjeçar \"Diplomatenkolleg\" të Akademisë Diplomatike të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë si dhe në Programin për Diplomatët e Rinj të Kosovës organizuar po ashtu nga MPJ e Gjermanisë.