537 - Ministria | Ministria e Puneve te Jashtme

Drejtor i Departamentit për Çështje Konsullore / MPJ

Prof. Dr. Beqir ISMAILI, Ambasador
Drejtor i Departamentit për Çështje Konsullore / MPJ

I lindur më: 1959 
Vendlindja: Kosovë 
Tetëvjeçaren: Shkolla “Emin Duraku”, Prishtinë
Shkolla e Mesme, Damask, Siri.
Fakulteti: Universiteti “Al Az-harit”, Fakulteti i Gjuhës Arabe, Kajro, Egjipt.

Magjistratura: Fakulteti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, tema: “Ndikimi i gjuhës arabe në gjuhën shqipe”
Doktor i Shkencave, tema: “Zhvillimi i Gjuhës dhe Letërsisë arabe në Kosovë”.
Gjendja civile, i martuar, katër fëmijë.

- Shqiptari i parë i lauruar me titullin e lartë “Prof. Dr.” për gjuhën arabe në Lindjen e Mesme.
- Kreu Studimet në Akademinë Diplomatike Shqiptare në Tiranë, për mbrojtjen e diplomës paraqiti temën: “Politika ndërkombëtare e Muhamed Ali Pashës - këndvështrim kritik për politikën e jashtme”.


Veprimtaritë dhe aktivitetet: 


Shkencë, kulturë, politikë, informim, diplomaci 

- 20 vjet veprimtari informative dhe gazetareske për trevat mbarëshqiptare në përgjithësi dhe për Kosovën në veçanti përmes agjencisë “Alba Press - Kajro”.

- Përfaqësues i një sërë institucionesh zyrtare të Qeverisë së Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë në Egjipt dhe Lindjen e Mesme.

- Anëtar i institucioneve të ndryshme shoqërore, shkencore, kulturore, letrare, historike, etj.

- Mbi 800 shkrime me tema shqiptare të botuara në shtypin arab dhe atë shqiptarë. 

- 132 libra të botuar në arabisht e 12 në shqip, në fusha të ndryshme të historisë dhe kulturës.

- Beqir Ismaili, u vlerësua (botua) edhe në mesin e zërave të veprës "Fjalor enciklopedik, Gazetarë dhe Publicistë Shqiptarë", fq. 189, Tiranë, 2005.

- Beqir Ismaili, Akademik / Egjipt, u vlerësua (botua) në mesin e zërave në veprën “Shqiptarët e suksesshëm në botë, personazhe në librin 100 histori suksesi në 100 vjetorin e pavarësisë", fq. 201,  botim i Albanian Excellence, Tiranë 2012.  

- Ai dhe familja e tij luftës dhe çështjes së Kosovës, i dhanë një “haraç” të shtrenjtë, dy vëllezër të Prof. Beqirit u masakruan dhe u zhdukën. Shtëpia e madhe prindërore u dogj dhe u rrënua krejtësisht.

- Si përfaqësues i institucioneve të qeverisë së Kosovës në Egjipt, realizoi 19 marrëveshje të rëndësishme në mes institucioneve të dy vendeve.

- Udhëhoqi Misionin e Kosovës në Egjipt gjatë viteve 2011 - 2016.

- Drejtor i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike (MPJ) 2016 - 2019.

- I Ngarkuar me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Arabinë Saudite (15.07.2019 - 31.10.2019).

- Drejtor i Departamentit për Çështje Konsullore MPJ (01.11.2019 - vazhdon)..