549 - Ministria | Ministria e Puneve te Jashtme

Petrit Selimi

Petrit Selimi

Ish-Ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës

Biografia e Ish-Ministërit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Mr. Petrit Selimi

Petrit SELIMI është kryeshef ekzekutiv i Fondacionit të Mijëvjeçarit të Kosovës, i ngarkuar me zbatimin e Programit “Threshold” prej 49 milion dollarëve.


Ai më parë ka shërbyer si koordinator kombëtar i Zyrës për Sfidat e Mijëvjeçarit në Qeverinë e Kosovës ku ka drejtuar përpjekjet në emër të qeverisë për të arritur programin e dytë më të madh “Threshold” në historinë e MCC.


Para angazhimit të tij me Programet MCC. Petriti ka shërbyer si Ministër i Jashtëm në vitin 2016 dhe si Zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës në dy mandate të njëpasnjëshme prej vitit 2010 deri në vitin 2016.
Gjatë qëndrimit të tij në qeveri, ai ka krijuar disa iniciativa inovative në diplomacinë publike dhe digjitale.


Pas marrëveshjes së Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Petriti gjithashtu ka shërbyer si koordinator kombëtar për zbatimin e bashkëpunimit rajonal me Serbinë dhe ka udhëhequr përpjekjet për anëtarësim të Kosovës në institucione shumëpalëshe duke përfshirë Komisionin e Venecias, Bankën për zhvillimin e CoE dhe UNESCO.


Petriti flet rrjedhshëm gjuhën shqipe, angleze, serbe dhe atë norvegjeze.
Ai ka fituar titullin BA në Antropologji Sociale nga Universiteti i Oslos dhe ka studiuar për në programin për master në Media dhe Komunikime në London School of Economics, me bursën Chevening.
Ai është fitues i bursës prestigjioze të Marshall Memorial me fondin gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara dhe çmimin global Doha për marrëdhënie ndër fetare.


Ai ka ligjëruar tema të ndryshme në Yale, Harvard, Georgetown, NYU, George Washington University, LSE, etj., dhe është paraqitur dhe profilizuar në media globale si New York Times, The Economist, Wired Magazine, BBC, NPR, etj.