557 - Politika | Ministria e Puneve te Jashtme

RYCO – Zyra e Bashkëpunimit Rajonal për të Rinjtë

Zyra e Bashkëpunimit Rajonal për të Rinjtë (RYCO) është mekanizëm institucional funksional, e cila synon promovimin e frymës së pajtimit dhe bashkëpunimit në mes të të rinjve në rajon nëpërmjet programeve të shkëmbimit.

Kosova është anëtare themeluese së bashku me pjesëmarrësit tjerë të Ballkanit Perëndimor (BP 6): Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Marrëveshja për themelimin e RYCO-së është nënshkruar nga 6 kryeministrat në Samitin e Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit të mbajtur në Paris, më 4 korrik 2016.

Kosova e kryeson bordin drejtues të Zyrës së Bashkëpunimit Rajonal për të Rinjtë (RYCO) në vitin 2019.

Sekretariati i WBF ndodhet në Tiranë, Shqipëri.  (Më shumë informata mund të gjinden në https://www.rycowb.org)