2358 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 26 August 2018
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Pacoli, uron Uruguajin për 193 vjetorin e Pavarësisë, i bën thirrje për njohje pas përmbushjes së kritereve të Montevideos

“Në emër të Institucioneve dhe popullit të Kosovës dëshiroj t’i përcjellë urimet më të mira përfaqësuesve të shtetit dhe popullit të Uruguajit, duke i dëshiruar stabilitet afatgjatë, paqe të qëndrueshme dhe mirëqenie të vazhdueshme.

Përderisa Kosova mbushi dhjetë vite si shtet i pavarur dhe sovran dhe i përmbushi plotësisht kriteret e shtet-formimit të vendosura dhe të nënshkruara pikërisht në kryeqytetin e këtij shteti –Montevideo nëpërmjet Konventës së Montevideos mbi të Drejtat dhe Detyrat e shteteve (1933) është e drejtë e jona legjitime, që t’i bëjmë thirrje edhe njëherë Uruguajit dhe të gjitha shteteve tjera nënshkruese të kësaj Konvente, që ende nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë këtë sa më shpejtë që të jetë e mundur. Duke ndërmarrë këtë veprim ato do t’i kontribuonin paqes dhe stabilitetit rajonal e evropian në veçanti dhe së Drejtës Ndërkombëtare në përgjithësi”, ka thënë kryediplomati kosovar, Pacolli.  

Foto Galeria