2359 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 23 August 2018
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Pacolli, nderohet me titullin Honoris Causa në Bangkok të Tajlandës

Bangkok, 23 Gusht 2018 – Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, është nderuar me titullin Doctor Honoris Causa nga Universiteti BudhiSastra, gjatë një ceremonie të zhvilluar në kryeqytetin tajlandez, Bangkok.

“Sot, Universiteti BudhiSastra në Bangkok më dha titullin Doctor Honoris Causa, bazuar në vendimin e tyre mbi aktivitetin tim humanitar në arenën ndërkombëtare. Unë jam krenar për respektin që tregoi Komisioni për mua”, është shprehur kryediplomati kosovar, Pacolli, pas pranimit të këtij çmimi.  

Foto Galeria