2360 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 23 August 2018
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendësministri Besnik Hoti zhvilloi vizita në disa komuna të Kosovës

Prishtinë, 23 gusht 2018 - Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Besnik Hoti i shoqëruar nga drejtori për Diplomaci Ekonomike, Guner Ureya dhe zyrtari i lartë për Integrime Ekonomike, pranë Departamentit për Diplomaci Ekonomike, Turkesh Dalifi ka zhvilluar disa vizita nëpër Komunat e Kosovës.

Zëvendësministri Hoti gjatë vizitës të komunave të Malishevës, Suharekës dhe Mamushës, u pritë nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dhe nga kryetari i Komunës së Mamushes, Abdulhadi Krasniç.

Zëvendësministri Hoti, ka prezantuar mundësitë për promovimin e komunave përmes diplomacisë ekonomike të Republikës së Kosovës. Hoti ka thënë që në 38 pika të botës janë funksionale misionet diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës, dhe se në misione janë caktuar edhe diplomatë të ngarkuar me fushën e diplomacisë ekonomike. Ai tha që Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës së bashku me të gjitha këto misione janë në dispozicion edhe për të promovimin e komunave, sidomos për promovimin e mundësive për investime në këto komuna.

Zëvendësministri Hoti, i njoftoi kryetarët e tri komunave, për projektin e ministrisë për diplomacinë ekonomike dhe integrimin ekonomik të Kosovës, ndërsa drejtori i Departamentit për Diplomaci Ekonomike, Guner Ureya, e sqaroi në tërësi projektin e ministrisë, rëndësinë që ka ky projekt, në raport me zhvillimin ekonomik të vendit dhe ndikimin e rëndësinë e nivelit lokal, në këtë drejtim, format e bashkëpunimit dhe rëndësinë e binjakëzimeve me komunat nga vendet tjera.

Nga ana tjetër, kryetarët e tri Komunave, i kanë njoftuar zyrtarët e ministrisë me kapacitetet që posedojnë Komunat, sidomos në fushat e bujqësisë, turizmit, si dhe kushteve të mira që ofrojnë për investitorët që duan të investojnë në komunat e tyre, në fusha të ndryshme, si dhe lehtësirat që ofronë edhe zonat industriale.

Kryetarët dhe zyrtarët e MPJ-së, u pajtuan për bashkëpunim të ndërsjellë me qëllim të promovimit të komunave, në raport me investitorët e mundshëm, si nga investitorët e huaj ashtu edhe të diasporës. 

Foto Galeria