2362 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 18 August 2018
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Pacolli, shpreh ngushëllime për vdekjen e ish-Sekretarit të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan

Prishtinë, 18 Gusht 2018 – Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Behgjet Pacolli, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-Sekretarit të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, i cili ndërroi jetë në moshën 80-të vjeçare.

“Ish-Sekretari i Kombeve të Bashkuara dhe fituesi i Çmimit Nobel për Paqe gjitherë do të kujtohet si një njeri vizionarë, që me lidershipin e tij i kontribuoi parandalimit të konflikteve dhe promovimit të paqes globale. Në vendin tonë, ai gjithmonë do të mbahet në mend për mbështetjen e fuqishme ndaj kauzës së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi gjatë luftës së vitit 1999.I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, popullit dhe Institucioneve të Ganës dhe Kombeve të Bashkuara”, ka thënë kryediplomati kosovar.

Foto Galeria