2364 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 15 August 2018
  • SHARE
  • PRINT

Ministria e Punëve të Jashtme dënon ashpër sjelljen destruktive të Beogradit kundrejt qytetarëve dhe zyrtarëve të Republikës së Kosovës

Më këtë lloj sjellje klandestine, me justifikimet nga më të ndryshme, qofshin ato të natyrës teknike apo procedurale, autoritetet e Beogradit edhe një herë, po dëshmojnë se vazhdojnë të funksionojnë sipas praktikave dhe mentalitetit Millosheviqian.

Si të tilla, informacionet dhe justifikimet e ofruara deri tani nga autoritetet e Beogradit, nuk tregojnë asgjë, përveç se ushtrim i një fushate obstruktive ndaj qytetarëve dhe shtetësisë së Republikës së Kosovës.

Së këndejmi, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, ri-thekson se institucionet e Republikës së Kosovës, refuzojnë kategorikisht këtë sjellje dhe këtë impuls të Beogradit, dhe në vijë me praktikat e brendshme dhe ato ndërkombëtare, do të shqyrtojë të gjitha veprimet ligjore dhe institucionale kundrejt këtij mentaliteti dhe kësaj sjellje të papërgjegjshme të Beogradit.

Në linjë me këtë përkushtim, Ministria e Punëve të Jashtme tashmë i ka komunikuar institucioneve të Bashkimit Evropian, shqetësimin e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj, dhe se në rast se nuk ndërhyhet shpejtë në korrigjimin e Beogradit, nga ana e tyre, detyrohemi të veprojmë sipas masave ligjore në dispozicion.

Njëkohësisht, Ministria e Punëve të Jashtme është në proces të informimit me partnerët ndërkombëtarë në lidhje me arrogancën e papërmbajtshme të Beogradit, duke e bërë të qartë se kjo nuk i shërben normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve, si dhe pengon rrugëtimin evropian të rajonit, për të cilin Beogradi në vazhdimësi shfaqet destruktiv.

Foto Galeria